Aurora Group
02KULT'ART

Fillon edicioni i njëmbëdhjetë i Green Fest

Nën temën “Ndrite Qytetin” programi i sivjetmë i Green Fest fokusohet në potencialet që do çonin drejt menaxhimit sa më efikas të qyteteve, me qëllim që të jenë sa ma gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe të qëndrueshme.

Fokus i këtij programi sensiblilizues e vizionues do të jenë potencialet ekzistuese në qytetin dhe rrethinën e Mitrovicës. Programi i përgjithshëm i festivalit përmban aktiviteteve të ndryshme si: ekspozita artistike, shfaqje filmash, diskutime, puntori, promovim libri, ligjërime, si dhe do përmbyllet me dy netë muzikore në qytetin e minatorëve.

Medi

Duke ditur rolin jetik të qeverisjeve lokale, edicioni i 11’të i Green Festival del me thirrjen “Ndrite qytetin”, me shpresën se vendimmarrësit do të fokusohen për zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër (transport më efikas, ulje të ndotjes së ajrit), e do marrin parasysh kërkesat e qytetarëve për të shkuar drejt ndërtimit të qyteteve sa më gjithëpërfshirëse, të jetueshme dhe më të gjelbra.

Mbrëmë u bë hapja solemne e festivalit me çrast u konfirmua edhe nga zyrtarët komunal se Green Fest vazhdon të jetë festival tradicional e markë identifikuese e qytetit të Mitrovicës.

Dita e parë e festivalit ka filluar me puntorinë vizionuese “Ndrite Trepçën”, “Green Talks” puntorinë me teknologji për fëmijë “Ndrite qytetin”, si dhe do të mbyllet me shfaqjen e filmit “I Am Greta” dhe një diskutim me Granit Gashin.

Programi Green Fest 11 :

Hapja e Festivalit (16.08.2021) – lokacioni: Muzeu i Qytetit

Ekspozita artistike (16.08.2021) – lokacioni: Muzeu i Qytetit

Shfaqje filmash (17-20.08.2021) – lokacioni: 7 Arte & Muzeu i Qytetit

Green Talks (17-20.08.2021)- lokacioni: 7Arte

Puntoria “Ndrite qytetin” (17-20.08.2021) – lokacioni: Hapësira të Trepçës

Promovimi i librit “See my soul” lokacioni: Muzeu i Qytetit

Nata e parë muzikore 21.08.2021- (Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Jericho dhe DJ Uran 😎 – lokacioni: QS “Fatime Xhaka”

Nata e dytë muzikore 22.08.2021- ( Eugent Bushpepa, SHEGA, Dj Wisse) – lokacioni: QS “Fatime Xhaka”

Weelnes