Pellini
LAJME

Dënohet me burgim të përjetshëm amerikani që tentoi ta vriste Trumpin

 

Një burrë i shpallur fajtor për përpjekje për ta vrarë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një fushë të golfit në Florida në vitin 2024, të mërkurën u dënua me burgim të përjetshëm.

London

Gjykatësja Aileen Cannon e shpalli dënimin për personin e quajtur Ryan Routh në të njëjtën sallë gjyqi ku ishte bërë një skenë kaosi në shtator, kur i akuzuari ishte përpjekur që ta therte veten pak pasi gjykatësit e kishin shpallur fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Prokurorët kishin kërkuar që Routhi të dënohej me burgim të përjetshëm pa të drejtë të lehtësimit të dënimit, duke thënë se ai nuk ishte penduar dhe kurrë nuk ka kërkuar falje. Një avokat që i ishte caktuar të akuzuarit kishte kërkuar 27 vite burgim, duke theksuar se Routhi tashmë ka mbushur 60 vjet jetë.

Prokurorët thanë se Routhi ende nuk kishte pranuar ndonjë përgjegjësi dhe duhet ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg, në pajtim me udhëzimet federale rreth dënimit të personave që shpallen fajtorë.

“Routhi mbetet i papenduar për krimet e tij, kurrë nuk kërkoi falje për jetët që i vuri në rrezik dhe jeta e tij tregon një shpërfillje pothuajse të plotë për ligjin” – thuhet në një dokument të prokurorëve.

Premium Store