KOSOVËLAJME

Komandanti i FSK-së dekoron pjesëtarët e angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri

 

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e Njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët ishin të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë.

Market Florenti

Gjatë takimit, Gjenerallejtënant Jashari i falënderoi pjesëtarët për kontributin e dhënë në operacionin e zhvilluar në Klos, duke i përgëzuar për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar në kushte të vështira dimërore. Ai theksoi se përfundimi me sukses i këtij operacioni dëshmon gatishmërinë dhe kapacitetet e larta të FSK-së në misione humanitare.

Në përfundim të takimit, komandanti i FSK-së i dekoroi pjesëtarët e angazhuar me medaljen “Shërbim Vetëmohues”, ndërsa njësia u dekorua me “Mirënjohje” për kontributin e saj në këtë operacion humanitar.

Premium Store