Pellini
KOSOVËLAJME

Komiteti Ushtarak i NATO-s viziton KFOR-in në Prishtinë

 

Komiteti Ushtarak i NATO-s, i kryesuar nga Admirali Giuseppe Cavo Dragone, ka zhvilluar një vizitë në misionin paqeruajtës KFOR në Kosovë. Vizita u mbajt në Kampin Film City në Prishtinë dhe u fokusua në rolin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.

Weelnes

Gjatë takimit, Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Özkan Ulutaş, prezantoi një raport mbi angazhimin e NATO-s në Kosovë, duke theksuar përpjekjet e qëndrueshme në ruajtjen e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes.

Anëtarët e Komitetit u informuan gjithashtu nga përfaqësues të misioneve ndërkombëtare si EULEX, OSBE dhe UNMIK, të cilat veprojnë në Kosovë në fusha të ndryshme të sundimit të ligjit dhe sigurisë.

KFOR në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, garanton sigurinë, lirinë e lëvizjes dhe mbështet zhvillimin e strukturave profesionale e shumëetnike të sigurisë në vend.

Koha