Premium Store
KOSOVËLAJME

Drama në kufi: I refuzohet hyrja në Kosovë, por vazhdon rrugën – Policia e ndalon automjetin me targa franceze në Stublinë–Pogragjë

Dje policia ka ndaluar një automjet me targa të Francës, të cilin e drejtonte një burrë i dyshuar, pas dyshimeve se kishte kaluar ilegalisht kufirin, shkruan Mitropol.

Sipas raportit policor, i dyshuari fillimisht ishte paraqitur në pikën kufitare SPK “Dheu i Bardhë”, ku i ishte refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës për shkak të mungesës së lejes së qarkullimit për automjetin. Pavarësisht këtij refuzimi, dyshohet se ai ka vazhduar lëvizjen dhe është konstatuar më vonë nga njësitet policore në aksin rrugor Stublinë – Pogragjë.

Tripika

Me urdhër të prokurorit kompetent, automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor në “Dheu i Bardhë”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Koha