Për herë të parë dalin pamje nga brendësia e burgut në Hagë ku po mbahen Hashim Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë

Dhomat e Specializuara kanë publikuar pamje nga hapësirat ku të paraburgosurit në Hagë kalojnë kohën e tyre,shkruan Mitropol.
Sipas njoftimit të Speciales, personat që qëndrojnë në paraburgim kanë qasje në ajër të pastër dhe gjithashtu kanë hapësirë për shërbimet fetare.
“Të pandehurit që janë të paraburgosur para ose gjatë gjyqit të tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Atje, ata kanë qasje në ajër të pastër dhe ushtrime, mund të shoqërohen, të presin vizitorë dhe të marrin pjesë në shërbesa fetare. Paraburgimi para ose gjatë një gjyqi bëhet vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar një rrezik të konsiderueshëm, shembull,rreziku që i pandehuri të përpiqet të frikësojë ose të ndikojë në dëshmitarë. Çdo dy muaj, Gjyqtarët e Gjyqit të Specializuar të Kosovës do të rishikojnë paraburgimin për të shqyrtuar nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, u tha në njoftim.









