
Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci do të kandidoj për deputet nga radhët e PDK-së, shkruan Mitropol.
Peci do te mbajë numrin 90 në listë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Duke qenë për vite me radhë në shërbim të qytetarëve si kryetar i Komunës së Zveçanit, kam punuar me përgjegjësi, ndershmëri dhe përkushtim për interesin e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit tonë.
Sot, me të njëjtin përkushtim, kërkoj besimin tuaj për të vazhduar këtë rrugëtim në Kuvendin e Kosovës, si kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës – PDK.
✔️ Përfaqësim të denjë
✔️ Punë konkrete
✔️ Zë të fuqishëm për qytetarët
Më votoni me numrin 90.
Bashkë për Kosovën që e meritojmë 🇽🇰
#PDK #Voto90








