Medi
LAJME

Konjufca i reagon Osmanit pasi deklaroi se “Kurti me orë të tëra me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë”

Kandidati i VV-së për deputet Glauk Konjufca i reagoi Osmanit pas deklaratës së saj se “Kurti me orë të tëra me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë”.

“Ajo është dhoma e Brukselit, e negociatave ku natyrisht që rrihet me orë të tëra”, tha Konjufca.

Active 1

Sipas Vjosa Osmanit, Albin Kurti, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryenegociatorin Miroslav Lajçak, për orë të tëra kanë qëndruar të mbyllur në një dhomë dhe, sipas saj, ajo nuk e di se çfarë kanë diskutuar aty.

Ajo këtë çështje e ka hapur pas kritikave të shumta të mbështetësve të Lëvizja Vetëvendosje për një takim në të cilin, përveç Osmanit, pjesëmarrës ishte edhe Marko Gjuriq.

“Sot, e një vit pas, po më thonë: ‘Çfarë ke folur ti aty?’ Pyetja nuk është çka kam folur unë në një takim ku kanë qenë dhjetëra njerëz. Pyetja është çka ka folur ai veç me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë. Askush tjetër nuk ka qenë aty, edhe kogja gjatë. Çka ka folur, a e dini ju? Mua s’më kanë treguar çka kanë folur. Parlamentin e keni pasur. A ju ka treguar juve si opozitë ndonjëherë? Kurrë. Unë e kam transkriptin dhe incizimine asaj që kam diskutuar. Kam me i publiku. Por në parlamentin e ardhshëm do të kërkojmë komision hetimor parlamentar për të kuptuar çka kanë diskutuar ata”, ka thënë ajo.

Koha