Medi
02KOSOVËLAJME

Hasani për Xhandarmërinë: Kurti synon krijimin e një strukture të re sigurie me besnikë politikë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka befasuar opinionin publik javën e kaluar kur deklaroi planet për krijimin e një force të re të sigurisë në vend, shkruan Mitropol.

Një ditë pas kësaj deklarate, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi për formimin e një grupi punues që do të merret me hartimin e këtij mekanizmi të ri të sigurisë.

Active 1

Ndërkohë, zyrtarë dhe persona të afërt me Kurtin i kanë dhënë jehonë këtij procesi, duke theksuar se “xhandarmëria po bëhet”.

Lidhur me këtë nismë ka reaguar profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili e ka lidhur këtë zhvillim me kontekstin politik dhe zgjedhor në vend, duke ngritur dyshime për qëllimet e projektit.

Sipas Hasanit, një nga arsyet e kësaj nisme është mënyra se si koncepti i “xhandarmërisë” perceptohet nga një pjesë e elektoratit.

“Janë dy arsye pse Kurti e bën këtë në këtë kohë. E para është se fjala ‘xhandarmëri’ komunikon mirë me një votues që e percepton atë si një strukturë represive kundër ‘gardës së vjetër’, të cilën e sheh si të përfshirë në keqpërdorime. Kjo është një formë e propagandës politike e drejtuar ndaj një publiku më pak të informuar dhe politikisht më pak të pjekur”, ka deklaruar Hasani.

Arsyeja e dytë, sipas tij, lidhet me kontrollin institucional mbi strukturat ekzistuese të sigurisë.

“Zoti Kurti nuk ka kontroll të plotë mbi FSK-në, për shkak të rolit të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa Policinë e Kosovës nuk e konsideron plotësisht të besueshme, pasi e sheh të ndërlidhur me qeveritë e mëparshme. Për këtë arsye, synon të krijojë një strukturë të re nga fillimi, të përbërë nga njerëz besnikë dhe të kontrollueshëm politikisht”, është shprehur Hasani.

Pellini