
Gjashtë persona janë arrestuar pranë hyrjes së Manastirit të Kryeengjëjve të Shenjtë afër Prizrenit, shkruan Mitropol.
Ndalimi i tyre ka ndodhur pasi ata dyshohet se kanë tentuar të realizojnë një fotografi me një flamur në kodrën mbi kompleksin e manastirit. Deri më tani, policia nuk ka bërë të ditur zyrtarisht se për çfarë flamuri bëhet fjalë.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur në ambientet e manastirit po zhvillohej manifestimi tradicional folklorik “Takimi me Vidovdanin”, i cili këtë vit ka mbledhur rreth 1.000 pjesëmarrës dhe vizitorë.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me identitetin e të arrestuarve apo veprat për të cilat po hetohen. Hetimet për rastin janë duke vazhduar







