Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Abdixhiku e Osmani takohen me rininë e Prishtinës: Na duhet shumë punë për t’ua bërë vendin më të drejtë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku bashkë me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, kanë takuar rininë në Parkun e Prishtinës, shkruan Mitropol.

Abdixhiku thotë se një vend që i mban të rinjtë afër ëndrrave të tyre, është vend që ecën përpara.

Aurora Group

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Takim me Rininë, ne Parkun e Prishtinës.🍀

Rinia jonë ka ëndrra të mëdha. Të studiojë, të punojë me dinjitet, të krijojë familje, të udhëtojë, të ndërtojë jetë këtu; në Kosovën e vet. 🌱 Por ëndrrat nuk mbahen veç me fjalë. Na duhet shumë punë për t’ua bërë vendin më të drejtë, me më shumë mundësi, arsim më cilësor, paga më të mira e hapësirë që talenti i tyre të mos kërkojë rrugë jashtë Kosovës. Se një vend që i mban të rinjtë afër ëndrrave të tyre, është vend që ecën përpara. 🚀🇽🇰

Weelnes