Premium Store
02KOSOVËLAJME

Në prag të Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban Bajramit do të shënohet të mërkurën. Sipas njoftimit, manifestimi qendror do të mbahet në Xhaminë e Madhe, ku programi festiv nis në orën 04:25 me faljen e namazit të sabahut.

Qytetarët kanë nisur përgatitjet për festë duke blerë artikujt e nevojshëm, ndërsa Autoriteti i Konkurrencës është aktivizuar në terren për monitorimin e lëvizjeve të çmimeve.

London

Megjithatë, disa prej tyre shprehen se çmimet aktuale janë vështirë të përballueshme, duke theksuar se gjatë festave vërehet ngritje e çmimeve të produkteve.

Mirëpo, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës thekson se po e përgatit analizën e shportës bazike ushqimore, e cila përfshin 20 produkte esenciale, me qëllim të monitorimit të lëvizjeve të çmimeve dhe vlerësimit të ndikimit të tyre te konsumatorët.

Autoriteti i Konkurrencës paralajmëroi edhe masa, përfshirë shqiptimin e gjobave deri në 10% të qarkullimit vjetor të ndërmarrjeve për të cilat konstatohet se kanë kryer shkelje.

Koha