
Ndërmarrja publike “Trepça” ka ndarë kontratën për furnizim me pjesë rezervë për kamionët nëntokësorë, në vlerë prej 96 mijë e 954 eurosh.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 112 mijë e 700 euro, ndërsa vlera përfundimtare e saj është 96 mijë e 954 euro, apo 15 mijë e 746 euro më pak se shuma e parashikuar.
Në procedurën e prokurimit, e zhvilluar përmes procedurës së hapur, janë pranuar gjithsej tre tenderë. Kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.
Sipas dokumentit, marrëveshja kornizë do të ketë kohëzgjatje prej 12 muajsh, ndërsa nënshkrimi i kontratës është planifikuar për 20 tetor 2026. Furnizimi është paraparë për nevojat e Minierës me Flotacion në Stantërg./IndeksOnline/








