Dukato 2
02KOSOVËLAJME

“A ka prokurori që i bie Komunës së Vushtrrisë?” – Hoxha ngre akuza të rënda për tenderët

Dibran Hoxha ka publikuar një reagim kritik ndaj situatës në Komunën e Vushtrrisë, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën e dhënies së tenderëve dhe marrëdhëniet e mundshme mes zyrtarëve komunalë dhe kompanive private.

Në reagimin e tij, Hoxha pretendon se një ish-zyrtar i lartë komunal kishte pasur ndikim të madh në proceset e tenderimit, ndërsa ngre edhe dyshime për fatura me vlera mijëra eurosh nga kompani private që, sipas tij, paraprakisht kishin përfituar tenderë.

Dukato 1

“A ka çfarë prokurorie që i bjen ka Komuna e Vushtrrisë a jo?”, shkruan Hoxha, duke shprehur pakënaqësinë e tij për atë që pretendon se ka ndodhur në nivelin e qeverisjes lokale.

Në vazhdim të reagimit, ai shkruan:

“Ish ni zyrtar i nalt i komunës s’po kish kush që po i delke përpara, vet po i jepke tenderat, madnej me kompani private (pronar) po i lshojke fatura mijëra euroshe kompanive që jau ka dhon tenderin paraprakisht.

Republikë he bir! Grahni edhe naj ditë. 😉”

Reagimi ngre pikëpyetje për transparencën dhe mbikëqyrjen e prokurimit publik në Komunën e Vushtrrisë. Megjithatë, pretendimet e ngritura nga Hoxha nuk përbëjnë dëshmi të verifikuara për shkelje ligjore dhe kërkojnë sqarime nga institucionet përkatëse.

Premium Store