Medi
KOSOVËLAJME

“Mitrovica, kryevepra e Albin Kurtit”- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Shkencës del të jetë fans i madh i VV’së

I propozuari i fundit nga ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, për anëtar të Këshillit Kombëtar të Shkencës është një person për kualifikimet akademike të të cilit janë ngritur pikëpyetje, me pretendimin se nuk e ka përfunduar as nivelin Bachelor.

Kjo çështje u ngrit gjatë debatit në Kuvend nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, i cili kritikoi përbërjen e propozuar të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Medi

“Mendoj që është një Këshill mbi të cilin duhet të ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve dhe e pashë që është propozuar një person i cili nuk e ka as Bachelor-in e kryer”, deklaroi Sadiku.

Insajderi ka mësuar se bëhet fjalë për Valmir Krasniqin.

Gjatë prezantimit të tij, ministri Çeku e përshkroi Krasniqin si studiues të matematikës dhe bashkëpunëtor shkencor në Mathematical Reviews, në kuadër të Shoqatës Amerikane të Matematikës, por s’i përmendi shkollimin e kryer.

“Valmir Krasniqi është studiues i matematikës dhe bashkëpunëtor shkencor në Mathematical Reviews, në kuadër të Shoqatës Amerikane të Matematikës. Hulumtimet e tij përqendrohen veçanërisht në funksionet speciale, ndërsa ka mbi 30 publikime shkencore në revista prestigjioze të matematikës”, deklaroi Çeku.

Megjithatë, në prezantimin e tij, ministri nuk përmendi “angazhimin” dhe mbështetjen politike të Krasniqit ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e në veçanti ndaj Albin Kurtit.

Në rrjetet sociale, Krasniqi ka publikuar vazhdimisht postime në mbështetje të kësaj partie dhe kryetarit të saj, Albin Kurti.

Për më tepër, shihni disa nga postimet e tij:

Weelnes