Dukato 2
02LAJME

“ARIANI COMPANY” nuk ka përgjigje nëse lagjja “Amina” mund t’u rrezikohet nga përmbytjet

Kompania vushtrriase ARIANI COMPANY është duke e kryer ndërtimin e një lagjeje me emrin “Amina” për të cilën thonë se do jetë më modernja në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.

Mirëpo, kjo lagje po ngritet në Zonën Industriale në Mitrovicë, pranë së cilës kalon lumi Sitnica.

Active 1

”Mitropol” ka tre ditë që ka dërguar pyetje në adresë të firmës për t’i pyetur nëse kanë kryer studimet e nevojshme se a ka rrezik që lagjja të përmbytet në rast të rritjes së nivelit të ujit, duke bërë kështu që banorët të rrezikohen, por nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Hiç më larg se para ca ditësh “Mitropol” raportoi se firma “URBAN O.P” e kontraktuar nga Ujësjellësi me kërkesën që ta pres asfaltin për shtrirjen e rrjetit të ri për furnizim me ujë të lagjes “Amina” po përballet me gjyqin pasi Drejtoria e Inspeksionit ka paraqitur kërkesë për inicim të procedurës kundërvajtëse pranë Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Kjo pasi të njejtit kanë dëmtuar 260 metra asfalt për çka do duhej të kërkohej leja e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, e që punimet i kreu pa u pajisur me leje përkatëse, me ç’rast kishte ndërhyrë inspeksioni duke ua ndërprerë punimet, pasi kishin dëmtuar pronën publike në vlerë prej 13 mijë eurosh për t’i shërbyer lagjes “Amina”.

Veç në lidhje me mundësinë për përmbytje, “Mitropol” ka pyetur firmën edhe se kur mendojnë të kërkojnë nga firma ta rikthej rrugën në gjendjen e mëparshme, por nuk arriti të merrte ndonjë përgjigje nga ta./Mitropol/

Weelnes