Arlind Shala transformuesi i formës fizike të sportistëve

Arlind Shala traineri tashmë i njohur padyshim se është kryefjala e komunitetit sportiv sa i përket përgatitjes fizike për vitin 2023.
Puna e tij intensive e pasuar nga suksesi pas stërvitjeve të dirigjuara nga traineri Shala, as këtë vit nuk kaloi pa u vërejtur nga qindra futbollistë që zgjedhje të parë vazhdojnë ta kenë trainerin Shala dhe fitnesin e tij ASh Fitness Center.
Ja vlenë të përmendet se përveq futbollistëve vendor tek traineri Shala stërvisin edhe futbollist nga diaspora të cilët edhe gjatë pushimeve në klubet respektive formën e tyre fizike e arrijnë në ASh Fitness Center.
Stërvitjet e tij me intensitete të ndryshme, planprograme të personalizuara e rikuperime të shpejta e bëjnë që të jetë gjithmonë e më i dashur për futbollistët në kohën kur futbolli po kërkon punë të madhe për të arritur suksesin.









