Active 2
02LAJME

Arrestohet personi që therri nxënësin e klasës së nëntë të SHFMU “Fazli Greiqevci” në Mitrovicë

Një therrje me thika ndodhi sot në qytetin e Mitrovicës. Konkretisht therrja ndodhi në shkollën fillore të mesme të ultë “Fazli Greiqevci”, shkruan Mitropol.

“Mitropol” raportoi sot për rastin gjersa edhe reagimi i policisë ishte i menjëhershëm.

Tripika

Rasti ndodhi rreth orës 12:40 gjersa Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person të mitur për kryerjen e kësaj vepre.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’

Mitrovicë, 15 dhjetor 2022

Sot, orës 12:40, Policia ka pranuar informacion për një person të lënduar në rrugën ‘ Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë.

Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes, një person i moshës se mitur ka pësuar lëndime që dyshohet të i jen shkaktuar nga një mjet i mprehtë (brisk).

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar një person po ashtu i moshës së mitur, ndërsa në cilësi të provës materiale është konfiskuar mjeti i mprehtë (brisk).
Të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.
Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me veprën penale.

Weelnes