Arsenali në kontakte me Bernardo Silvan, por portugezi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve

Arsenali ka nisur kontaktet me Bernardo Silvan.
Skuadra londineze, Arsenal po mendon për transfermin e Bernardo Silvas, i cili pritet të largohet nga Manchester City.
Portugezi ia ka shprehur dëshirën për largim menaxherit të Cityt, Pep Guardiolas ku edhe tekniku spanjoll e konfirmoi këtë gjë në konferencën për shtyp.
Mirëpo, problemi me transferimin e Bernardos qëndron në dëshirën e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Arsenali nuk është kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe kjo gjë duket se e ka “ftohur” Silvan për një transferim të mundshëm në “Emirates”.








