Aquapark 1
KOSOVËLAJME

Avokati Dixon: UÇK-ja kishte të drejt t’i arrestonte ushtarët serbë

 

Avokati Rodney Dixon këmbënguli në pyetjen e gjykatësit nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte baza ligjore për të paraburgosur ushtarë të ushtrisë së atëhershme serbe gjatë luftës në Kosovë.

Dukato 1

“E drejta ndërkombëtare humanitare për konflikte ushtarake parashikon se mund të arrestohen persona që cilëson si rrezik për sigurinë. Kemi cituar edhe shtete të mëparshme që e kanë bërë këtë”, tha Dixon.

Gjykatësi e ndërpreu Dixonit, duke e pyetur nëse UÇK-ja si aktore joshtetërore e gëzonte një të drejtë të tillë.

Dixon iu përgjigj duke thënë se: “Po. Jurisprudenca e ka dëshmuar një gjë të tillë, mund të zbarohet për të dyja, edhe për shtetin edhe për entitetin i cili është pjesë e një konflikti të brendshëm të armatosur”.

Dukato 1