
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Kutllovc të Mitrovicës.
Si pasojë e aksidentit një 30 vjeçar ka humbur jetën.
Informacioni është konfirmuar për “Mitropol” nga zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, Shpend Fazliu.
Siç mëson “Mitropol” nga burimet e veta, një person është rrotulluar me veturë dhe para se të rrotullohet ka goditur 30 vjeçin i cili është dërguar pa shenja jete në spital.
Vetura ka përfunduar në përrua, gjersa shoferi është shoqëruar për në Polici.
Viktima e aksidentit është nxjerrë nga vendi i ngjarjes me vështirësi nga ekipet emergjente të cilat u ndihmuan edhe nga Policia./Mitropol/








