Aurora Group
02LAJME

Digjet edhe Veriu: Zjarri në malet e Zveçanit rrezikon serbët në Luginën e Diellit

Në rajonin e Mitrovicës aktualisht janë aktive dy zjarre. Njëra në veri të lumit Ibër dhe tjetra në jug. Në pjesën veriore, zjarrfikësit janë në terren dhe thonë se po bëjnë gjithçka për të ndalur përhapjen e zjarrit, raporton “Mitropol”.

Gjersa banorët në fshatrat afër Cërnushës po evakuohen nga policia, zjarri në pjesën veriore ka ardhur afër stacionit të ri të transformatorit në malet në Zveçan dhe vetëm pak metra larg vendbanimit të njohur si Lugina e Diellit.

Medi

Zjarri po përhapet me shpejtësi në shpatin e maleve të Zveçanit.

Siç kanë thënë banorët vendas për Kossev dhe sigurimi i vendbanimit Lugina e Diellit, një zjarrfikës është në terren.

“Ekipi ynë nuk mund të hynte brenda rrethit të Luginës së Diellit. Sigurimi kërkoi identifikimin dhe na largoi me shpjegimin se nuk ishte e sigurt të futemi aty.”

“Komandanti i stacionit të zjarrfikësve, Ranko Ristoviq, përmes një mesazhi të shkurtër na është përgjigjur se janë në terren dhe po bëjnë gjithçka që të ndalojnë përhapjen e zjarrit, duke kërkuar falje që nuk mund të flasë, sepse po merr pjesë në shuarjen e zjarrit me kolegët e tij.”, raproton Kossev, transmeton “Mitropol”.

“Banorët janë të frikësuar dhe aty pranë zjarrit, në oborrin e tyre, pamë edhe një djalë që qante.”

Zjarret kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi të ulët. Gjersa në pjesën jugore digjet bimësia në shpatin poshtë Cërnushës, duke rrezikuar jetën e banorëve.

”Mitropol” edhe më herët publikoi video nga djegia e maleve në jug dhe në veri.

Kjo valë e fundit tropikale e temperaturave ka prekur edhe rajonin e Mitrovicës. Temperaturat shkojnë deri në mbi 40 gradë, ndërsa pak para se të shpërthejë zjarri, temperatura e jashtme në makina ka qenë deri në 48 gradë./Mitropol/

Koha