
Pak minuta më patë “Mitropol” raportoi se malet në veri të Mitrovicës po digjen nga zjarri.
Lexues të “Mitropol” kanë dërguar video në redaksi, mirëpo siç thonë ata, shkaktarët e zjarrit nuk po dihen.
Shtëllunga e tymit që po del nga malet është goxha e madhe dhe mund të bëhet fjalë për zjarr masiv.
Policia e Kosovës në veri nuk ka dhënë ende asnjë informacion në lidhje me zjarrin.
Ndryshe, IHMK ka bërë thirrje që qytetarët t’i shmangen daljeve jashtë pasi temperaturat në vend janë shumë të larta.
Kjo është video e zjarrit:
Veç kësaj zjarri po shihet edhe në qytet.
”Mitropol” ka siguruar videon e zjarrit malor që po duket edhe nga qendra e qytetit.







