
Rastin për Mitropol e konfirmoi ekskluzivisht Policia e Kosovës, përmes zëdhënësit Avni Zahiti i cili tha se sonte rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve, punëtorë në një pompë derivatesh në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë më herët për Mitropol se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës bashkë me patrolla të thjeshta policore kanë rrethuar objektin e pompës.
“Nga infomracionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar. Me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse policore” tha Zahiti për Mitropol.








