Pellini
02LAJME

EKSKLUZIVE: Këta janë 4 emrat e drejtorëve që do i emëroj Bedri Hamza

Kryetari i ri i Mitrovicës, Bedri Hamza nga PDK ka disa javë që ka marrë udhëheqjen e komunës së Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Pas emërimit të nënkryetarit Arian Tahiri dhe zgjedhjes së kryesueses Vesa Broja, Hamza do fillojë me emërimin e drejtorëve.

Medi

Burime të sigurta të Mitropol bëjnë të ditur se Ukshin Rrecaj do jetë emri që do emërohet në krye të Drejtorisë së Financave.

Veç Rrecajt, Hamza do e emërojë sekretarin e degës së PDK-së, Valon Brahimin në krye të Drejtorisë së Inspeksionit.

Veç tyre, Mitropol kishte raportuar ekskluzivisht më 28 nëntor se Elvis Feka do emërohej drejtor në Drejtorinë e Prokurimit.

Më parë poashtu ishte raportuar se Valdete Idrizi do jetë drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drita Kadriu do udhëheqë me Drejtorinë për Arsim.

Shumë shpejt pritet që Hamza ta kompletojë emërimin e të gjithë drejtorëve komunalë./Mitropol/

Pellini