Premium Store
02LAJME

Fadil Nura betohet si kryetar i Skenderaj me 30 nëntor, fton asamblesitët të betohen (DOKUMENT)

Kryetari i ri i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura do jap betimin e tij në ceremoninë inauguruese më 30 nëntor, njofton Mitropol.

Ai ka ftuar asambleistët e rinj të marrin pjesë në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Skenderajt, e cila do të mbahet me datë: 30.11.2021.

Medi

Njoftimi i plotë:

FTESË

Të nderuar anëtarë/e të Kuvendit të Komunës,

Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Skenderajt, e cila do të mbahet me datë: 30.11.2021.

Ju njoftoj se me këtë rast do të bëni betimin dhe do të nënshkruani deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Skenderajt.

Mbledhja inauguruese fillon në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Skenderajt.

Të bashkangjitur me ftesën gjeni edhe rendin e ditës.

Ju mirëpresim Me respekt,

z. Fadil Nura

Pellini