Medi
LAJME

Gruaja në Zubin Potok akuzohet se ka rrahur fëmijën e fqinjës – rezulton nën ndikim të alkoolit

Një rast i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në fshatin Zupç të Zubin Potokut, ku një grua dyshohet se ka sulmuar një fëmijë gjashtëvjeçar, djalin e fqinjës së saj.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 31 tetor 2025, rreth orës 21:40, kur ankuesja M.R ka njoftuar Policinë se fqinja e saj, B. J rreth 42-vjeçare, e ka goditur djalin e saj të mitur, N. R. rreth 7-vjeçar.

eKiosk

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar palët e përfshira në stacionin policor për procedurat përkatëse. Fëmija është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok, ku pas ekzaminimit mjekësor është konstatuar se nuk kishte shenja dhune fizike.

Gjatë procedurave, ndaj të dyshuarës është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv me 0.55 mg/L.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, rasti është inicuar për veprën penale “Sulm”, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, me detyrim që të paraqitet në stacionin policor më 1 nëntor 2025, në orën 09:00, për intervistim dhe koordinim të mëtejshëm me Prokurorin e Shtetit.

Hetimet janë në zhvillim.

Active 1