Active 2
SPORT

Haxhiu: Titulli varet nga Trepça, në kryeqytet shkojmë për fitore, befasohem nga deklarata e trajnerit të Prishtinës

 

“El Classico” e basketbollit të Kosovës mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës dhuron spektakël sa herë që këto dy skuadra ndeshen mes vete, e sidomos kur ato ballafaqohen në ndeshjet e “Play-Off”-it. Trepça dhe Sigal Prishtina janë në garë për t’u kualifikuar në finale të “Play-Off”-it këtë edicion në basketbollin e Kosovës.

Medi

Aktin e parë e fitoi ekipi kryeqytetas me rezultat 82:70 në Prishtinë, ndërkohë Trepça mori hak në takimin e dytë, duke shënuar fitore 77:68 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Takimi i tretë do të zhvillohet sërish në Prishtinë, të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:30.

Basketbollisti i Trepçës, Valdrin Haxhiu në një prononcim për lajmi.net ka komentuar takimin e zhvilluar para pak ditësh në Mitrovicë, ndërsa tregoi përparësitë e tyre.

“Ndeshja në Mitrovicë filloi me një ritëm të mirë nga ana jonë duke ditur fuqinë tonë dhe pikat e dobëta të kundërshtarit arritëm mirë të startojmë edhe arritëm qëllimin tonë duke fituar lojën. Përparësitë tona që përveç “Torcidës”, që është motiv shtesë për ne, përparësi mund të them se ishte energjia dhe koncentrimi më i lartë nga ana jonë”, tha Haxhiu.

Weelnes