
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për propozimin e LDK-së për formimin e një Qeverie të Unitetit, shkruan Mitropol.
Mustafa, sipas IndeksOnline,tha se e përkrahë idenë fillestare të LDK-s për një qeveri të tranzicionit, ku një qeveri kalimtare deri në pranverën që vien do të krijonte kushte për zgjidhjen e kësaj situate.
“Unë e kam përkrahur idenë fillestare të LDK-së për një qeveri të tranzicionit. Një qeveri kalimtare deri në pranverën e vitit që vjen do të krijonte kushte, ashtu siç unë e mendoj, të vendosen zgjidhet që s’mund ti bëjë asnjë subjekt vet apo në koalicion me vota të pamjaftueshme për çështje të mëdha”, tha ai për GazetaBlic.
Ndër tjera, Mustafa ka propozuar disa pika kyçe për një qveri kalimtare, përfshirë krijimin e një platforme të përbashkët për dialogun me Serbinë, që do të respektohej nga çdo qeveri pasuese.
Ai poashtu ka nënvizuar rëndësinë e rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-të dhe arritjen e një zgjidhjeje për heqjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian.
“– Të krijohet platformë e përbashkët për dialogun me Serbinë, të cilën do ta respektonte çdo pushtet që pason;– të rivendosen marrëdhëniet me SHBA-në dhe të gjindet zgjidhje për heqjen e sanksioneve nga BE; si dhe
– të ndërmirren politika nxitëse ndaj zhvillimit të sektorit privat të ekonomisë”, është shprehur ai.Në lidhje me mundësinë e krijimit të një Qeverie të Unitetit, Mustafa ka thënë se ky proces do të kërkonte një program politik që do të sublimojë interesat e veçanta të çdo subjekti, gjë të cilën e konsideron të vështirë për t’u realizuar, duke pasur parasysh moskomunikimin dhe tensionet ndërmjet partive.
“Nëse pretendohet qeveri e unitetit, pastaj do duhej që edhe programi politik qeveritar të sublimojë interesa të veçanta të çdo subjekti, që konsideroj se duke parë moskomunikimin ndërmjet partive kjo është vështirë e arritshme” u shpreh ai.
Një tjetër çështje që Mustafa ka përmendur është vetingu në drejtësi.
Sipas tij, janë politikanët që kanë bllokuar funksionimin e shtetit dhe jo sistemet e drejtësisë.
“Nëse kjo qeveri e unitetit do të pretendonte vetingun në drejtësi, atëherë vetingun do duhej t’ia bënte vetëvetes, institucioneve politike, sepse ato e kanë ngulfatë funksionimin e shtetit e jo drejtësia. As gjyqësia, as prokuroris dhe as policia si segment i drejtësisë. Pra duhet një veting që e bënë populli përmes votës, nëse ky popull dëshiron shtet normal”, tha Mustafa./Mitropol/








