Kadri Murseli nga Kosova shpallet kampion i Evropës në kikboks, e rrëzon kundërshtarin në raundin e dytë
Kikboxeri nga Kosova, Kadri Murseli, ka fituar titullin e Evropës në edicionin e 11-të të turneut “Phenix Boxing Only”, që është mbajtur në ‘Saint Julien’ të Francës.
Murseli është shpallur kampion Europe pasi ka fituar me nokaut në raundin e dytë kundër katër herë kampionit të Marokut, Tarik Azraf.
Murseli në profesionalizëm ka zhvilluar afërsisht 45 meçe, kurse në amatorizëm ka mbi 180 meçe.