Medi
02LAJMESPORT

KB Trepça del kundër shtyerjes së kampionatit në basketboll

Edicioni i ri i superligës së Kosovës në basketboll ka mundësi që të nis më vonë se që është e paraparë, shkruan Mitropol.

E një gjë e tillë nuk po i pëlqen klubeve kosovare, pasi që këto të fundit po e kundërshtojnë mundësinë që kampionati të nis me vonesë.

Weelnes

Drejtori sportiv i KB Trepça, Izet Tahiri, në një përgjigje për Asisti online shtyerjen e kampionatit e sheh si të dëmshme për klubet kosovare.

“Edhe ne jemi kundër shtyerjes së kampionatit…Secila shtyerje për neve si klub, po jo vetëm për neve për po thuajse për të gjitha ekipet të cilat janë kompletuar më herët është vetëm kosto dhe shpenzim koti…” tha Tahiri.

Kujtojmë që superliga e Kosovës në basketboll garat e rregulla po parasheh t’i nis në mes të shtatorit nëse nuk ka shtyerje eventuale.

Koha