Aurora Group
SPORT

KF Trepça në super formë: Fiton ndeshjen dramatike me shumë gola, ngritet në vendin e 5-të

 

Në një ndeshje të dy skuadrave të rehatuara për këtë stinor në Ligë të Parë, është parë një goleadë e vërtetë nga shikuesit e pranishëm, ndërsa Trepça ka shënuar fitore 4-3 ndaj ekipit prizrenas A&N në një përballje me kthesa në rezultat.

Premium Store

Trepça avancoi 2-0, ndërsa mysafirët përmbysën epërsinë e tyre në 2-3, për të përfunduar ndeshja me 4-3 në fund. Ka qenë sulmuesi Moustapha Ba që i dha epërsinë mitrovicasve të drejtuar nga Emin Baliqi, ndërsa u asistua nga Diar Mustafa.

Epërsinë e shtoi i riu Bleron Fetahu me një solo aksion, ndërsa prizrenasit e zbutën rezultatin me Qëndrim Gashin për tu mbyllur pjesa e parë 2-1 për vendasit.

Në pjesë të dytë start i mirë nga ekipi i Genc Tamnikut, ndërsa Qëndrim Gashi barazoi rezultatin në 2-2 (59’). Pas kësaj ka qenë Jenuz Kollani që i dha avantazhin pas 4 minutash mysafirëve. Por, Trepça nuk u dorëzua.

Me fitore, Trepça është ngritur në pozitën e pestë të renditjes tabelare, duke mbledhur 31 pikë nga 25 ndeshje, ndërsa kjo ka qenë fitorja e tretë në katër ndeshjet e fundit për ta.

eKiosk