
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka pritur sot në takim ambasadorin turk në Kosovë, z. Çagri Sakar, shkruan Mitropol.
Në takim Idrizi me bashkëpunëtor pritën edhe korrdinatorin e TIKA’s turke, Cihan Dinçer.
Sakar u zotua për bashkëpunim të ngushtë në fushën e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe fushën turizmit, sidomos atijë malor dhe fusha tjera me interes për qytetitin e Vushtrrisë.
Njoftimi i plotë i Idrizit:
Së bashku me bashkëpunëtor prita sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, shkëlqësinë e tijë z. Çagri SAKAR .
Në takim prezent ishte edhe Koordinatori i Tika’s z.Cihan Dinçer.
Ambasadori z.Sakar përveq që më uroi për mandatin, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në fushën e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe fushën turizmit, sidomos atijë malor dhe fusha tjera me interes për qytetitin e Vushtrrisë.
Bashkëpunim të shpejtë në fushat e cekura më lartë do të kemi edhe me TIKA-në, për këtë mora zotim nga koordinatori z. Dinçer.
Krejt në fund falenderova amabasadorin Turk për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim!








