Aurora Group
IN MEMORIAM

Lajm i hidhur: Vdes Shaban Kelmendi, mitrovicasi që mundi Serbinë në Gjykatën e Strasburgut

Ka ndërruar jetë Shaban (Jashar) Kelmendi nga fshati Lipë i Mitrovicës, njofton Mitropol.

Lajmin e hidhur për Mitropol e bënë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do bëhet sot me namaz të Drekës në fshatin Lipë.

Premium Store

“Për shkak të situatës epidemiologjike, të pame nuk do të ketë”, bëjnë të ditur familjarët.

Kelmendi ishte pensionisti i vetëm kosovar i cili paditi Serbinë në Gjykatën e Strasburgut për rikthimin e pensionit që ia kishte borxh Serbia, lëndë kjo të cilën e fitoi pas shumë vitesh mund më 2016, atëherë kur i ndjeri ishte në moshën 81 vjeçare.

Mitropol shpreh ngushëllime për familjen!

Koha