Lajm i hidhur: Ka vdekur Haxhi Behram Bislimi

Gjatë ditës së sotme familja Bislimi ka humbur më të dashurin e tyre, Haxhi Behram Bislimin, njofton Mitropol.
Haxhi Behram Bislimi ka humbur jetën për shkak se nuk ka arritur t’i bëjë ballë luftës me virusin covid-19.
Ditë më parë familja Bislimi humbi edhe një familjarë të tyre, ish Drejtorin e Trepçës, Hysen Bislimin.
Teksa njoftimin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët përmes një postimi në facebook.
Njoftimi i plotë:
Familjarë dhe miq, ju njoftojmë se sot me datë 29.08.2021 ndërroi jetë babai im, Haxhi Behram Bislimi në moshën 92 vjeqare. I përkushtuar tërë jetën e tij në dije dhe devotshmëri atdhetare dhe fetare.
I pamposhtur deri në betejën e fundit me Covidin.
E kujtojmë me mall dhe shpresojmë të ecim në hapat e tij, rrugës së trasuar nga ai.
Përgjithmonë në zemrat tona,
Familja Bislimi








