Aurora Group
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Vetdorëzohet në Polici Ardit Zymberi, një nga të dyshuarit për vrasjen e Albert Mujës

Ardit Zymberi, 23 vjeçar është vetdorëzuar sot në polici, i kërkuar për vrasjen e 25 vjeçarit Albert Muja të shtunën në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit Ardit Zymberime aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Active 1

Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër Lundrim Beqirit, 21 vjeçar, janë duke vazhduar, njofton policia.

Albert Muja, vdiq nga plagët e marra me thikë dhe tragjedia erdhi si pasojë e një zënke, ka njoftuar policia.

Beqiri i cili po vazhdon të kërkohet nga policia, ka dosje të trashë në polici për vepra të ndyshme penale.

Një ditë pas vrasjes policia ka njoftuar për bastisjen e lokacioneve, të cilat dyshohej se ishin strehë e të dyshuarve.

Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

25-vjeçari i vrarë është varrosur të shtunën.

Rasti është duke u hetuar.

eKiosk