Active 2
SHNETA

Lajmi i mirë: Asnjë i vdekur nga COVID edhe sot

Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë i vdekur dhe janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur përmes njoftimit Ministria e Shëndetësisë.

Medi

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 8 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 330.

“Nga 1.440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë i vdekur. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719. Në total numri i rasteve aktive është 330”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Dukato 1