
NË MITROVICË NUK KA FËMIJË ME FRUTH, PEDIATRI ÇABRA APELON PËR VAKSINIM
Dr. Qenan Çabra, Pediatër në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë tregon se në Mitrovicë nuk janë paraqitur raste me fruth. Ai apelon për vaksinim të rregullt të fëmijëve si masë e vetme parandalimit.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐃𝐨𝐤𝐭𝐨𝐫 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚, 𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐭𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐟𝐫𝐮𝐭𝐡 𝐧𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞 𝐭𝐞 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐦𝐞. 𝐂𝐢𝐥𝐚 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞 𝐒𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐚 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞 𝐤𝐞𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐞 𝐜̧𝐝𝐨 𝐝𝐢𝐭𝐞?
𝐃𝐫. 𝐐𝐞𝐧𝐚𝐧 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚: Në repartin e Pediatrisë momentalisht kontrollohen mesatarisht rreth 100 fëmijë në ditë. Shumica paraqiten me simptoma virale sezonale, ndërsa deri tani fatmirësisht nuk kemi ende asnjë rast të konfirmuar me fruth.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐚 𝐝𝐚𝐥𝐥𝐨𝐣𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝 𝐧𝐞𝐬𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐚 𝐤𝐚 𝐟𝐫𝐮𝐭𝐡 𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐨 𝐧𝐣𝐞 𝐟𝐭𝐨𝐡𝐣𝐞 𝐭𝐞 𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐬𝐡𝐦𝐞? 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐧𝐣𝐚𝐭 𝐪𝐞 𝐤𝐞𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥 𝐭𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐣𝐞𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐭𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐮?
𝐃𝐫. 𝐐𝐞𝐧𝐚𝐧 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚: Fruthi zakonisht fillon me temperaturë të lartë, lodhje, plogështi dhe simptoma të theksuara katarale si rrjedhje hundësh, dhimbje fyti dhe kollë. Gjithashtu paraqitet konjuktivit i shprehur, me skuqje të syve dhe ndjeshmëri ndaj dritës. Kjo gjendje zgjat 4–5 ditë dhe më pas shfaqen puçra të imta të kuqe në lëkurë, të cilat fillojnë nga fytyra dhe koka, pastaj përhapen në të gjithë trupin.
Është shumë e rëndësishme që fëmija të kontrollohet 2–3 ditë pas fillimit të temperaturës, pasi në mukozën e gojës mund të paraqiten njollat karakteristike të Koplikut, të cilat janë tipike për fruthin.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐡𝐮𝐦 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐟𝐫𝐮𝐭𝐡𝐢𝐧 𝐬𝐢 𝐧𝐣𝐞 “𝐬𝐞𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞 𝐭𝐞 𝐥𝐞𝐡𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞”. 𝐒𝐚 𝐢 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐛𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐚𝐢 𝐧𝐞 𝐭𝐞 𝐯𝐞𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞?
𝐃𝐫. 𝐐𝐞𝐧𝐚𝐧 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚: Fruthi është një sëmundje serioze dhe jo e padëmshme. Ai mund të komplikohet dhe të rrezikojë rëndë shëndetin e fëmijës, sidomos te fëmijët e pavaksinuar ose me imunitet më të dobët.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚 𝐪𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤𝐭𝐨𝐣𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐬𝐞𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞?
𝐃𝐫. 𝐐𝐞𝐧𝐚𝐧 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚: Komplikimet më të shpeshta janë pezmatimi i veshit dhe pezmatimi i mushkërive. Më rrallë, por shumë të rrezikshme, janë miokarditi dhe encefaliti. Te disa fëmijë mund të riaktivizohet edhe tuberkulozi. Një komplikim shumë i rrallë, që mund të paraqitet vite pas kalimit të sëmundjes, është panencefaliti sklerotizues, i cili ka prognozë shumë të rëndë.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐕𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐚 𝐌𝐌𝐑 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐚 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐟𝐫𝐮𝐭𝐡𝐢𝐭. 𝐊𝐮𝐫 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐤𝐞𝐭𝐞 𝐯𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐞 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐤𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐚𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐯𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞?
𝐃𝐫. 𝐐𝐞𝐧𝐚𝐧 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚: Vaksina MMR jepet në moshën njëvjeçare, ndërsa rivaksinimi bëhet në moshën 6-vjeçare.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞 : 𝐄𝐧𝐝𝐞 𝐤𝐚 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐪𝐞 𝐡𝐞𝐳𝐢𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐭𝐞 𝐯𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐩𝐞𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭𝐞 𝐝𝐞𝐳𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐞 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞. 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐞𝐬𝐚𝐳𝐡𝐢 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐚?
𝐃𝐫. 𝐐𝐞𝐧𝐚𝐧 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚: Këshilla ime është që të mos presin asnjë minutë për vaksinimin e fëmijëve. Në Kosovë nuk kemi fëmijë “tepër” që të rrezikojmë shëndetin e tyre. Vaksinimi është mënyra më e sigurt për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tyre.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞 : 𝐀 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐯𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞 𝐪𝐞 𝐞 𝐤𝐚 𝐤𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐩𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐯𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐢𝐦?
𝐃𝐫. 𝐐𝐞𝐧𝐚𝐧 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚: Po, fëmijët që e kanë kaluar afatin e paraparë mund të vaksinohen pa problem dhe rekomandohet që vaksinimi të bëhet sa më shpejt.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐢 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐢𝐳𝐨𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞 𝐢 𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐟𝐫𝐮𝐭𝐡 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞𝐫𝐡𝐚𝐩𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞 𝐚𝐩𝐨 𝐧𝐞 𝐤𝐨𝐩𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚?
𝐃𝐫. 𝐐𝐞𝐧𝐚𝐧 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚: Në rast se fëmija sëmuret me fruth, zakonisht trajtohet i izoluar në shtëpi, nëse nuk ka komplikime. Rastet më të rënda trajtohen në spital, në repartin e Infektologjisë. Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse, prandaj izolimi dhe shmangia e kontakteve me fëmijët e tjerë janë shumë të rëndësishme.
𝐌𝐞𝐬𝐚𝐳𝐡𝐢 𝐩er 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭
𝐃𝐫. 𝐐𝐞𝐧𝐚𝐧 𝐂̧𝐚𝐛𝐫𝐚: Apeloj te të gjithë prindërit që të jenë të kujdesshëm ndaj simptomave, të mos neglizhojnë temperaturën dhe ndryshimet në lëkurë, si dhe të vaksinojnë fëmijët me kohë. Parandalimi përmes vaksinimit mbetet mbrojtja më e mirë kundër fruthit dhe komplikimeve të tij.








