
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, më në fund ka bërë një njoftim në lidhje me variantin Delta të virusit Covid-19, shkruan Mitropol.
Nga IKSHPK kanë njoftuar që pas masave të marra më në fund iu është ndalë turri variantit Delta që po shpërndahej me të madhe.
Një postim i tillë erdhi pasi sot në Kosovë pati një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve, ani pse ky numër kalon shifrën e njëmijë të infektuarëve.
Nga IKSHPK po kërkojnë që qytetarët të vaksinohen dhe t’i respektojnë masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur!
Delta variantit ia kemi ndalë turrin edhe pse akoma po raportohen shumë raste pozitive dhe shumë vdekje duke shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët! Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët.
Andaj ju lutemi të zbatoni masat e rekomanduara nga IKSHPK nga çdo qytetar i Republikës. Vetëm së bashku do ta rrafshojmë lakoren epidemike dhe do ta ndalim tërbimin e virusit SARS CoV-2.
Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI!
Andaj për hir të shëndetit tuaj!
Ju lutemi!
Qytetarë të dashur!








