Pellini
02LAJME

Memli Krasniqi viziton Vushtrrinë për ta uruar Ferit Idrizin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot për vizitë tek kryetari i ri i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Mitropol.

Ai u shpreh se Idrizi do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim, për ta kthyer shpresën e qeverisjen e mirë në Vushtrri, atë çfarë e meritojnë qytetarët e saj.

Aurora Group

Postimi i plotë:

Në Vushtrri, për ta uruar Kryetarin e zgjedhur, Ferit Idrizi, për fitoren e madhe të 14 nëntorit. Tani, koha është që qytetit dhe qytetarëve të Vushtrrisë t’u kthehen punët e mira dhe investimet. Këtë më së miri do ta bëjë Ferit Idrizi, një personalitet që nuk u ndalë asnjëherë së besuari në vlerat e Vushtrrisë dhe i cili jeton tash e sa dekada me hallet e përditshme të bashkëqytetarëve të tij.

Falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët e Vushtrrisë për besimin në Partinë Demokratike të Kosovës. Feriti do të jetë Kryetar i të gjithëve, pa dallim, për ta kthyer shpresën e qeverisjen e mirë në Vushtrri – çfarë e meritojnë qytetarët e saj.

Premium Store