Messi: E dija që Zoti do të ma dhuronte këtë trofe, nuk pensionohem nga Argjentina

Lionel Messi ka dhënë lajmin e madh që nuk po e mendon pensionimin nga kombëtarja e Argjentinës, derisa e vlerëson si një ëndërr të realizuar triumfin e madh.
Pasi fitoi trofeun që po i mungonte, shtatë herë fituesi i Topit të Artë njoftoi të gjithë se nuk do ta konsiderojë pensionimin.
“Nuk do të pensionohem nga kombëtarja. Dua të vazhdoj të luaj si kampion”, tha ai për gazetarin Gaston Edul.
Ndërkohë, tutje ai foli edhe për Kupën e Botës duike thënë që ka realizuar ëndrrën që e ka që një kohë të gjatë.
“Është thjesht e pabesueshme. E dija që Zoti do ma dhuronte këtë Kupë, isha i sigurt, ishte kënaqësi e madhe për ne”.
“E kam pasur këtë ëndërr që një kohë të gjatë, doja ta mbyllja karrierën me një Kupë të Botës. Nuk mund të kërkoj më shumë”./Nacionale/








