Active 2
LAJMESPORT

Mitrovicasi Arbnor Muja ende nuk është i gatshëm për debutim tek Antwerpi

Arbnor Muja nuk është përfshirë në ekip tek Antwerpi për ndeshjen kundër Lillestromit, që i takon raundin të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Antwerpi, të enjten, prej orës 19:30 në Belgjikë, e pret Lillestromin në ndeshjen e kthimit. Dueli i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave i luajtur javën e shkuar në Norvegji është mbyllur me fitoren 3:1 të Antwerpit.

Pellini

Muja nuk është përfshirë në ekip për këtë ndeshje, pasi ende nuk ka të drejtë loje në garat e UEFA-s, ndërsa trajneri i Antwerpit, Mark Van Bommel, ka thënë se sulmuesit kosovar i duhen edhe disa stërvitje për të qenë i gatshëm për debutim.

 

Aquapark 2