Active 2
LAJMESHQIPËRI

Ndodhë mrekullia, zjarrfikësit nxjerrin nga flakët fëmijën në kryeqytet

Pas njoftimit se ka rënë zjarr, punonjësit e zjarrfikëses në Tiranë kanë shpëtuar nga flakët një fëmijë të mitur në zonën e freskut në Tiranë. Në video duket momenti kur fëmija nxirret në krahë nga punonjësi i zjarrfikëses.

Makthi mes flakësh për të miturin ka marrë fund, por ende ka banorë të tjerë të pallatit të tij që kanë mbetur brenda dhe janë në rrezik për jetën.

Active 1

Në flakë është përfshirë kati i dytë i pallatit në rrugën “Fadil Deliu”. Sipas raportimeve disa prej banorëve janë evakuuar, ndërsa po punohet për të nxjerrë edhe të tjerët.

Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ka shumë forca zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen flakëve.

Active 1