Në ditën ndërkombëtare të zjarrëfikësve, drejtori i emergjencave së bashku me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës, vizituan zjarrëfikësit

4 maji është Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, e pikërisht në shënim të kësaj dite drejtori i emergjencave së bashku me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, vizituan zjarrëfikësit e Komunës së Mitrovicës.
Drejtori i emergjencave, Bahtir Maxhuni tha se shënimi i “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”, nderon sakrificat që bëjnë zjarrfikësit për të siguruar që komunitetet dhe mjedisi i tyre, të jenë sa më të sigurt nga zjarret apo fatkeqësitë tjera natyrore.
Postimi i plotë:
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Së bashku me nënkryetarin z. Arian Tahiri vizituam njëherish uruam Zjarrfiksit e komunës së Mitrovicës për Ditën Botërore të Zjarrfikësve, ditë e cila shënohet në gjithë botën për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë dhe përdorimin e sigurt të zjarrit.
Zjarrfikësit nderohen në këtë ditë në mbarë botën dhe falenderohen për punën e madhe që bëjnë duke rrezikuar jetën e tyre çdo herë që ata thirren në detyrë.
Me pak fjalë, shënimi i “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”, nderon sakrificat që bëjnë zjarrfikësit për të siguruar që komunitetet dhe mjedisi i tyre, të jenë sa më të sigurt nga zjarret apo fatkeqësitë tjera natyrore.
Kjo ditë nuk nderon vetëm punonjësit aktual, por dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre në shërbimin zjarrfikës ndër vite.
…çdo herë pranë popullatë së Mitrovicës, atëher dhe kur kanë nevoj për t’ju dalur në ndihmë për një siguri në raport me zjarret dhe fatkeqësit tjera natyrore…








