
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, sot ka fituar epitetin e gjyshit, shkruan Mitropol.
Kjo pasi që djalit të tij, Amarit, i ka lindur gruaja fëmijën e parë, që i takon gjinisë femërore.
Mbesa e Faruk Mujkës do ta mbajë një emër të veçantë dhe të bukur, Ikra.
Njoftimin për lindjen e mbesës Mujka e ka bërë përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
Në ditën më të bukur të kësaj vere, Allahu i Madhërishëm na gëzoi me ardhje në jetë të mbesës sonë Ikra, me çka ne të dytë nderohemi me titullin gjysh dhe gjyshe.
Për titullin e njëjtë përgëzojmë edhe miqtë tonë, Nehat dhe Filiz Ahmeti.
Ikrës sonë i dëshirojmë më të mirat e kësaj bote së bashku me të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës.








