Plasë shakaja në rrjetet sociale me fanellat e treta të Juventus, ngjasojnë me amballazhin e ajranit Vita

Klubi futbollistik italian Juventus, ka shpalosur edhe fanellat e treta për edicionin 2021/2022 me të cilat do të paraqitet në Serie A.
Ngjyrat e fanellës së tretë të Juventus do të jenë të kombinuara me ngjyrën e verdhë të kaltër dhe të bardhë e që kjo e fundit është ngjyra historike e klubit, shkruan Mitropol.

Kombinimi dhe dizajni i këtyre fanellave ka ndikuar që në rrjetet sociale të plasin shakatë me këto fanella, pasi që qytetarët po i krahasojnë ato me amballazhin e ajranit vita, që konsumohet nga kosovarët.
Ky krahasim ka sjellur të qeshura të mëdha në rrjetet sociale duke ndikuar që fotografitë e tilla të marrin klikime të mëdha nga qytetarët. /Mitropol/








