
Mashtrimet e marketit “Viva Fresh” në Mitrovicë karshi konsumatorëve nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe ata kanë vazhduar mashtrimin me çmime në disa kapela dimri të cilat i kanë publikuar në fletushkën e tyre të datave 22-26 dhjetor.
Një nga konsumatorët që ka shkuar për të blerë këtë kapelë aty ka thënë për “Mitropol” se kur shkoi aty, kapela iu skanua me çmim mbi 4 euro, ani pse në fletushkë çmimi i saj ishte me 1.99 centë, siç mund të vërtetohet edhe në linkun më poshtë.
“Isha sot në marketin “Viva Fresh” në Mitrovicë dhe doja ta bleja kapelen për djem që është e rrumbullakësuar në foto, duke e parë që në fletushkë ka çmim 1.99 cent deri me 26 dhjetor, por kur shkoj për ta paguar, ajo më skanohet në arkë më shumë se 4 euro.”, thotë konsumatori për “Mitropol”.

Madje, klienti tregon se për këtë deshi të flasë me menaxheren e marketit, por e njejta pas arsyetimit banal se ndodhej në pushim kur doli fletushka, i tha klientit të presë për një përgjigje, por nuk u kthye kurrë për t’iu arsyetuar klientit në fjalë.
“Kërkova nga menaxherja e këtij marketi që të më shpjegoj këtë gjë por ajo më shmanget duke thënë se gjoja ka qenë në pushim dhe unë pres e pres, detyrohem të pres përgjigje nga menaxherja, por ajo vazhdonte të më shmangej duke mos më dhënë përgjigje adekuate dhe duke u larguar. Krejt në fund mua s’më mbeti asgjë tjetër veç të largohem nga marketi pas pritjes së gjatë për te.”, tregon ky klient për “Mitropol”.
“Dhe gjëja më e keqe është se sikur na flasin e na përbuzin kinse ngadale-ngadale se është bë një gabim ndoshta dhe pastaj mundohen të gjejnë zëvendësim të mallit që ne kërkojmë, sikur ne s’dijmë se çka duam. Ata na drejtohen edhe me ton të lartë na thonë fjalë që ne nuk i meritojmë si konsumatorë.”, thotë mes tjerash ai.
Ata atëbotë kishin rekomanduar vetëm të përsëritet dezinfektimi, dezinsektimi, dhe deratizimi, duke ngritë dyshimet se AUV-i mund të jetë duke e amnistuar marketin në fjalë për arsye të panjohura.
“Mitropol” ka dërguar njoftimin për mashtrim me çmime edhe tek Inspektorati Komunal i Mitrovicës dhe të njejtit janë zotuar se do inspektojnë rastin në fjalë./Mitropol/








