Aurora Group
KOSOVËLAJME

Abdixhiku: Nuk ka pasur kushte nga Vjosa Osmani për listën e LDK-së

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk ka pasur kushte nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe se raportimet për kërkesa në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të pasakta.

Sipas tij, bashkëpunimi mes palëve bazohet në mirëbesim dhe vullnet për ta finalizuar marrëveshjen, ndërsa renditja në listë nuk ka rëndësi.

Dukato 1

“Asnjë kusht me Vjosën s’kemi pasë. Ky përbashkim nënkupton që ne ndërtojmë relacione me mirëbesim. Nuk pritet për kushte, ato raportime kanë qenë të pasakta. Kemi vullnetin e LDK-së për ta finalizuar këtë marrëveshje. Renditja në listë për mua s’ka fare rëndësi”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv

Ndërkohë, ish-presidentja Vjosa Osmani sot ka deklaruar se nuk ka kërkuar që të jenë katër emra në top dhjetëshen e Listës së LDK-së.

Dukato 1