“Policia mbërriti pas një ore” reagon ashpër nëna e 12 vjeçares që u godit nga vetura në afërsi të shkollës

Një 12-vjeçare është goditur nga një veturë afër shkollës në Prishtinë, shkruan Mitropol.
Lajmin e ka bërë të ditur nëna e saj. Ajo tha se policia vonoi dhe nuk kishte ambulancë të lirë, ndaj familja e dërgoi vetë vajzën në emergjencë.
“Sot e kuptova pse shumë njerëz hezitojnë ta lajmërojnë policinë pas aksidenteve.
Sepse kur një fëmijë i lënduar pret me orë, i frikësuar dhe në dhimbje, sistemi të bën të ndihesh i pambrojtur”, deklaroi ajo.
Ajo tha se vajza e saj, fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime të rënda, por ka përjetuar frikë dhe tronditje të madhe pas aksidentit.








