Premium Store
KOSOVËLAJME

“Kam incizime dhe transkripta, Kurti me Vuçiqin në një dhomë”, Osmani ia qet të palarat ish-partnerit, i tregon çka do ta ‘gjejë’ pas zgjedhjeve

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kanë mbajtur një tubim me qytetarë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Gjatë fjalimit të saj, Osmani ka zbuluar diçka që, gjatë kohës sa ishte presidente, nuk e kishte thënë asnjëherë publikisht.

Aurora Group

Sipas Osmanit, Albin Kurti, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryenegociatorin Miroslav Lajçak, për orë të tëra kanë qëndruar të mbyllur në një dhomë dhe, sipas saj, ajo nuk e di se çfarë kanë diskutuar aty.

Ajo këtë çështje e ka hapur pas kritikave të shumta të mbështetësve të Lëvizja Vetëvendosje për një takim në të cilin, përveç Osmanit, pjesëmarrës ishte edhe Marko Gjuriq.

“Sot, e një vit pas, po më thonë: ‘Çfarë ke folur ti aty?’ Pyetja nuk është çka kam folur unë në një takim ku kanë qenë dhjetëra njerëz. Pyetja është çka ka folur ai veç me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë. Askush tjetër nuk ka qenë aty, edhe kogja gjatë. Çka ka folur, a e dini ju? Mua s’më kanë treguar çka kanë folur. Parlamentin e keni pasur. A ju ka treguar juve si opozitë ndonjëherë? Kurrë. Unë e kam transkriptin dhe incizimine asaj që kam diskutuar. Kam me i publiku. Por në parlamentin e ardhshëm do të kërkojmë komision hetimor parlamentar për të kuptuar çka kanë diskutuar ata”, ka thënë ajo.

Premium Store